Shfaq videot ( 76 - 100 Nga: 193 )
2010-09-11
Muhamedi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është shembëlltyrë për njerëzit. Vërtetë ardhja e tij si i dërguar i fundit i dha kahje të mbarë jetës njerëzore. Ky dokumentar hedh dritë në mirësitë e tij për njerëzimin dhe disa anë nga jeta e tij e ndritshme duke përkujtuar çdo besimtar me obligimin e tij që ta njoh dhe donë Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) .
2010-08-30
Agjërimi ka qenë obligim edhe për umetet e mëhershme dhe duke pas parasysh urtësitë dhe mirësitë e tij nuk është një fakt që zgjon habi. Por, si manifestohet agjërimi te fetë e tjera dhe cila ishte rrjedha e obligimit të tij në Islam? Përgjigjen për këtë dhe për disa botëkuptime të gabuara, jo pak të përhapura, do ta gjeni në këtë emision tërheqës.
2010-08-30
Namazi është prej obligimeve praktike parësore pas kushteve të besimit. Përmes këtij dokumentari bëhet e qartë se besimi realisht merr kuptim kur njeriu bën namazin dhe se kryerja e tij me rregull njeriun e bën të sinqertë në pretendimin e tij se është rob i Allahut të lartësuar. Gjithashtu ky dokumentar vë në pah mirësitë e namazit të shumëfishta.
2010-08-30
Kurani është fjala e Allahut dhe mesazhi i Tij drejtuar njerëzimit, pa dallim kohe dhe vendi. Ky dokumentar flet rreth vlerës dhe rëndësisë së Kuranit, veçorive të tij dhe ndikimit të tij në jetën e besimtarëve. Gjithashtu prek urtësitë e zbritjes së Kuranit në muajin Ramazan dhe raportin e ndërsjellë mes Kuranit dhe agjëruesit.
2010-08-19
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për muajin e Ramazanit si mundësi ndryshimi për të gjithë pa dallim. Të mirët i shtojnë veprat e mira në të dhe me këtë fitojnë gradat e larta tek Zoti i tyre, ndërsa ata që kanë mëkate dhe kanë qenë indiferent ndaj adhurimit të Allahut e kanë shansin, më shumë se çdo herë tjetër, për t’iu kthyer Zotit të tyre të penduar dhe të vendosur për ta përmirësuar veten e tyre në mënyrë që ta fitojnë kënaqësinë e Allahut të lartësuar në këtë dhe botën tjetër.
2010-08-17
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kishte atributet më të mira të cilat theksoheshin edhe më tepër në muajin e Ramazanit, e në veçanti bujaria me të cilën dallohej saqë ishte më bujar se sa era e dërguar. Siç ishte përshkruar në hadithin e Ibn Abasit të cilin e komenton hoxha i nderuar.
2010-08-17
Ligjëratë nga ligjërues të ndryshëm rreth rëndësisë së pendimit, realitetit të mëshirës së Allahut të pakufishme dhe begatisë së Tij ndaj atyre që pendohen.
2010-08-17
Dobi të panumërta, vlera të llojllojshme, mirësi dhe begati të ndryshme, shpërblime të pakufishme i përmban në vete adhurimi i agjërimit. Atëherë, si t’i kuptojmë mirësitë e agjërimit dhe muajit të shenjtë të Ramazanit? Përgjigjen në këtë e gjeni te një numër ligjëruesish të intervistuar enkas për këtë.
2010-08-15
Ky video projekt flet për rëndësinë e muajit të Ramazanit, veçoritë dhe diç prej dispozitave të tij. I punuar në mënyrë tërheqëse dhe me një grup hoxhallarësh, ky video projekt i ofron myslimanit një pasqyrë të përgjithshme rreth begative të muajit të Ramazanit.
2010-08-15
Pushimet verore jane shans për të pushuar pas një periudhe të gjatë pune dhe studimi. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar ofron këshilla për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre duke tërhequr vërejtjen nga disa gabime në të cilat bien njerëzit në to.
2010-07-19
Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.
2010-07-19
Hytbe tërheqëse nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi në vargun e ligjëratave rreth mbulesës së femrës muslimane dhe rëndësisë së saj.
2010-07-19
Hixhabi është krenari dhe nder për muslimanen. Ata që sot mundohen t’ia mohojnë këtë të drejtë asaj nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përsërisin metodat e një ideje dhe regjimi të shkuar. Prandaj tërheqje vërejtje për ta dhe këshillë përforcuese për motrën muslimane vjen edhe kjo ligjëratë.
2010-07-19
Ligjëratë tërheqëse ku hoxha i nderuar thërret për një fillim të ri në muaji Shaban, muaji ku veprat ekspozohen para Allahut dhe pas tij vjen muaji i shpërblimeve të mëdha – Ramazani. Andaj nevoja është që secili të merr vendim të menjëhershëm për të hapur një epokë të re, të cilën do ta fillonte me një pendim të sinqertë nga çdo mëkat e pakujdesi.
2010-07-06
Pjesë tërheqëse nga një ligjëratë e Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkitit, që thërret në meditim, vështrim dhe vlerësim real të jetës së kësaj bote dhe se si të arrihet mirësia e saj.
2010-07-06
Pjesë nga ligjërata e hoxhës së nderuar, Halid Jasin, ku vë në pah se shamia është e drejtë e gruas muslimane me të cilën duhet të krenohet dhe të mos ndjejë aspak inferioritet si dhe këshilla të tjera rreth kësaj çështjeje.
2010-06-29
Video material që përmban nxitjen për shoqëri të mirë dhe tërheqjen e vërejtjes nga shoqëria e keqe përmes fjalëve të cilat prekin ndërgjegjen e çdokujt.
2010-06-29
Programi “E vërteta” i udhëhequr nga Shejh Rashid Ez Zehrani ka për qëllim t’i ofroj shikuesve arab realitetin e muslimanëve anekënd botës. Ai vizitoi edhe trojet shqiptare për tu njohur me realitetin dhe të arriturat e muslimanëve atje. Padyshim se Peace Tv – në shqip është ndër projektet më të rëndësishme dhe të arriturat e saj në rrafshin edukativ, arsimor dhe kulturor janë të pakontestueshme. Tashmë kur po e plotëson vitin e parë të saj është mirë të rikujtojmë fillet e saj të incizuara nga emisioni “E vërteta”.
2010-06-29
Numërimi mbrapa ka filluar për sa i përket Ramazanit, andaj:
Si të përgatitemi për takim e tij?
Cili duhet të jetë qëllimi ynë në të?
Si të arrihen vlerat dhe begatitë e tij?
2010-06-29
Në Kosovën e pasluftës askush nuk ka menduar se gjëra të cilat lidhen me të drejtat e njeriut do të ishin të diskutueshme. E prej tyre edhe shamia. Por, çka do të thotë shamia për gruan muslimane dhe sa janë cenimet e të drejtave të tilla tendencioze, ofenduese ndaj dinjitetit musliman të shumicës së popullatës, tregojnë edhe protagonistët e fushave të ndryshme të intervistuar në këtë emision.
2010-06-29
Rast prekës i cili dëshmon për mëshirën e Allahut të pakufishme. Rast i cili duhet të prekë ndërgjegjen e çdo mëkatari dhe i cili tregon se dera e pendimit është e hapur.
2010-06-27
Kjo tribunë diskuton disa nga çështjet e rëndësishme të cilat lidhen me rininë dhe të ardhmen e saj. Pjesa e parë e kësaj tribune ka për qëllim të nxis rininë drejt dijes dhe sqaron rëndësinë e saj në Islam, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me aspektin e etikës dhe moralit. E krejt kjo me qëllim që të sigurohet një rini e shëndoshë e cila do të nënkuptonte një ardhmëri të shëndoshë me lejen e Allahut.
2010-06-27
Ligjëratë tërheqëse në të cilën hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shfrytëzimit të kohës sidomos të kohës së lirë. Mirëpo ka disa shkaqe që nëse njeriu i sjell ndërmend do të jetë shumë i kujdesshëm në shfrytëzimin e kohës së lirë, e kjo ligjëratë përmbledh disa nga këto shkaqe dhe sjell shembuj raktikë.
2010-06-27
Kjo është ligjërata e fundit në konferencën ndërkombëtare islamike me temën: A është Islami zgjedhja e saktë për njerëzimin? Dr. Zakir Naik së pari flet rreth vërtetësisë së Kuranit dhe gjithashtu demaskon metodat e kritikëve rreth tij. Pastaj flet për shumë botëkuptime të gabuara rreth Islamit dhe myslimanëve dhe ilustron fjalët e tij me shembuj praktikë si dhe në anën e kundërt flet për pikëpamjet e Islamit rreth shumë problemeve botërore dhe zgjidhjen e tyre nga këndvështrimi islam.
2010-06-27
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Enis Rama – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: “A lejohen eskurzionet?”
Go to the Top