Abonohu në listën e postimeve
Zgjedhja jonë për ju
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Komisioni i Përhershëm për Hulumtime shkencore dhe Fetva e teksti i saj është: “Si ta ngjallim natën e Kadrit? Me namaz apo me lexim të Kuranit dhe leximin e jetëpërshkrimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo me këshillë, udhëzim dhe manifestim në xhami me rastin e shënimit të saj?”
Në këtë artikull autori flet për muajin Rexheb si një nga muajt e shenjtë duke sqaruar atë se pse është konsideruar i shenjtë, veprat e preferuara në të si dhe risitë që njerëzit i kanë shpikur e që lidhen me këtë muaj. Tërë këtë duke e argumentuar me ajete Kuranore, hadithe si dhe me fjalë të dijetarëve të Islamit.
Këto janë katër fetva për disa bindje të njerëzve reth muajit Safer, të cilat i ka dhënë Komisioni i Përhershëm për Fetva – në Arabinë Saudite, e që kanë të bëjnë me:
- A lejohet pesimizmi me muajin Safer?
- A është më mirë që në muajin Safer të largohemi nga lidhja e kontratës së martesës, synetia e vepra të ngjashme?
- Cila është dispozita për tevessulin në muajin Safer?
- Cila është dispozita për namazin nafile të mërkurën e fundit të muajit Safer.
Në këtë artikull është përmbledhur në dy tre fjalë rëndësia dhe vlera të cilën e ka agjërimi i ditës së Ashurasë si dhe dobitë e shumta të tij.
Ky artikull përmban vlerën e muajit Muharrem si një ndër katër muajt Hurum (të shenjtë) si dhe flet për vlerën e agjërimit vullnetar në të.
Plani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, projekti i dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, projekti i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.
Kjo është një hutbe e mbajtur nga Dr. Shefqet Krasniqi në të cilën flet për vlerën e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, si dhe për shpërblimin e madh për atë që i shton veprat e mira në këto ditë.
Haxhi është një prej shtyllave më të rëndësishme të fesë islame madje përbën një nga botëkuptimet e tij të mëdha të cilën e kupton çdo haxhi që viziton vendet e shenjta. Por, këto dobi nuk janë të kufizuara vetëm për ata që përjetojnë ato ditë dhe momente të bukura, por ato përfshijnë të gjithë ata që i përkasin kësaj feje.
Në rreshtat e këtij artikulli, do të njiheni dhe do të përjetoni kuptimet e larta të Haxhit, sekretet dhe urtësitë e tij.
Ky artikull prezanton një mori të vlerave dhe dobive të haxhit sikur që janë transmetuar në Kuranin Fisnik dhe në hadithet autentike, gjithashtu përmend disa dispozita rreth haxhit dhe nxit në shpejtimin e kryerjes së tij për atë që ka mundësi. Autori për fund përmend edhe disa nga dobitë që përfitohen në këtë dhe botën tjetër përmes kryerjes së adhurimeve të ndryshme gjatë haxhit.
Ky prezantim në power point, i punuar në mënyrë të shkëlqyer, ndihmon të kemi një pasqyrë të shkurtër rreth personalitetit, jetës dhe aspekteve më të rëndësishme të thirrjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Është shtuar më së fundi ( Shqip )
Librat
( Shqip )
2018-09-03
Libri që keni para duarsh është një shkresë përmbledhëse rreth qëndrimeve të Profetit Muhamed ﷺ gjatë thirrjes në rrugën e Allahut ose në davet.
Librat
( Shqip )
2018-08-13
Ky është një libër i dobishëm për muslimanët në përgjithësi. Autori në këtë libër ka sqaruar shtyllat e Islamit dhe ato të imanit, duke sqaruar dhe kushtet që kanë të bëjnë me to dhe po ashtu ka sjellë argumente fetare dhe logjike lidhur me to.
Librat
( Shqip )
2018-03-20
Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes, thjeshtësisë, tolerancës, madhështisë dhe shkëlqimit të Islamit. Ndaj të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me këtë fe madhështore.
Librat
( Shqip )
2017-09-18
Ky libërth të njofton për rrezikun e së ardhmes, rrezikun e fshehtë, me një stil të lehtë shkrimi, të afërt… E kupton fillestari dhe përfiton dijetari. Libërthi në fjalë të njofton për armikun tënd vigjilent...
Librat
( Shqip )
2017-05-08
Libri "Dyzet hadithet e Neveviut" është libër i njohur, i cili përmban dyzet e dy hadithe të përmbledhura nga imam Neveviu në lëmenj të ndryshëm të dijes. Secili nga këto hadithe përfshin nga një rregull të rëndësishme të fesë, andaj çdo besimtar duhet t’i mësojë këto hadithe për shkak të rëndësisë së tyre. Në këtë libër përfshihet edhe shtojca e Ibn Rexhebit e cila po ashtu ka rëndësi të madhe.
Librat
( Shqip )
2017-02-18
Qëndrueshmëria në fenë e Allahut është qëllimi themelor i çdo muslimani të sinqertë që dëshiron ta ndjekë rrugën e drejtë me vendosmëri e udhëzim. Në ditët e sotme nevoja e muslimanit për mjetet e qëndrueshmërisë është më e madhe sesa në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Rrjedhimisht, përpjekja që kërkohet për ta jetësuar këtë është më e madhe, për shkak të prishjeve në kohën që po jetojmë, vëllezërve të paktë dhe dobësisë e numrit të vogël të përkrahësve. Në këtë libër pëmenden disa mjete të rëndësishme për të qenë i qëndrueshëm në fe.
Librat
( Shqip )
2016-11-28
Shpjegimi i bazave të besimit është një libër i dobishëm, i cili bën fjalë për bazat dhe synimet e besimit Islam dhe për shtyllat e fesë Islame, siç janë: besimi në Allahun, në melekët e Tij, në të dërguarit e Tij, në Librat e Tij, në Ditën e Fundit dhe në kaderin (paracaktimin) e Allahut.
Aplikime
( Shqip )
2016-11-19
Aplikacioni Hatme ju mban pranë Kuranit Fisnik, jua kujton leximin e virdit tuaj (pjesës së caktuar për lexim) pas namazeve dhe në kohët tjera që ju i caktoni. Përmban tefsirë dhe recitime të ndryshme, duke përfshirë dhe shumë karakteristika tjera.
Librat
( Shqip )
2016-10-21
Ky libër jep një sqarim të qartë e gjithëpërfshirës që esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.
Librat
( Shqip )
2016-09-21
Në këtë libër paraqiten aspektet kryesore të bukurisë së fesë islame dhe bëhet e qartë rëndësia e tyre.
Go to the Top