Shfaq videot ( 101 - 125 Nga: 193 )
Si ta shijosh namazin?(Shqip)
2010-06-01
Namazi është shtylla e fesë dhe kushti i dytë i Islamit. Allahu e ka bërë atë lidhje mes Tij dhe robërve të Tij dhe dallim mes Islamit dhe Kufrit. Gjithashtu namazi e ndalon robin nga çdo e keqe dhe e shëmtuar dhe e fisnikëron atë dhe veprën e tij. Programi: Si ta shijosh namazin? ofron këshilla, udhëzime dhe zgjidhje praktike në mënyrën më tërheqëse, që ta shijojmë namazin në formën më të mirë të mundshme.
Si ta shijosh namazin - 10?(Shqip)
2010-06-01
“Nuk ka ndonjë njeri që e bën një mëkat e më pas ngrihet për t’u pastruar(merr abdes), pastaj falet dhe kërkon falje nga Allahu, e të mos ia ketë falur Allahu këtij personi.” Ky namaz i përmendur në këtë hadith është namazi i tevbes – pendimit. Një hallkë e zinxhirit të përgëzimeve për ata që i kthehen Allahut të lartësuar dhe pendohen për mëkatet e bëra. Për namazin e tevbes dhe rëndësinë e pendimit flet edhe kjo ligjëratë.
Si ta shijosh namazin - 9?(Shqip)
2010-06-01
Namazi i natës është namazi më i vlefshëm vullnetar. Me të stolisen robërit e sinqertë të Allahut të cilët janë të gatshëm ta lënë qetësinë e natës dhe rehatinë e shtratit për t’iu përgjigjur thirrjes së Krijuesit të tyre. Në këtë ligjëratë do të njiheni me diç prej asaj me të cilën i ka nderuar Allahu i lartësuar ata që e falin namazin e natës dhe lumturinë e qetësinë me të cilat i ka begatuar ata.
Si ta shijosh namazin - 8?(Shqip)
2010-06-01
Njerëzit në forma të ndryshme dhe përmes besëtytnive kërkojnë të dinë për përzgjedhjen e tyre se a është e drejtë apo jo. Ndërsa myslimanët për këtë e kanë namazin e istihares ku përmes tij kërkojnë nga Allahu i lartësuar t’i udhëzojë në atë që është më e mirë në çështjet e tyre jetësore. Kjo ligjëratë shtjellon vlerën e namazit të istihares dhe rëndësinë e saj si dhe një numër rregullash të cilat lidhen me të.
Si ta shijosh namazin - 7?(Shqip)
2010-06-01
Namazi i Sabahut është ndër namazet më të vlefshme. Përmes tij dallohen dyfytyrëshit nga të sinqertit, përmes tij njeriu arrin të jetë nën përkujdesjen e Allahut gjatë tërë ditës dhe përmes tij i arrin shpërblimet e shumta. Si ta shijojmë këtë namaz kaq të rëndësishëm dhe me vlerë? përgjigjen e gjeni në këtë ligjëratë
Si ta shijosh namazin - 6?(Shqip)
2010-06-01
Xhamitë janë shtëpitë e Allahut – vendet ku adhurohet Allahu i lartësuar, vendet më të dashura tek Ai. Që namazi i jonë të jetë i veçantë duhet patjetër që edhe ndjenja e jonë ndaj xhamive të ndryshojë. Duhet të kuptojmë vlerën, shenjtërinë dhe madhështinë e tyre ashtu që të lidhen zemrat e tona për to, e me këtë të arrijmë shpërblimet e shumëfishta dhe ta shijojmë namazin tonë.
Si ta shijosh namazin - 5?(Shqip)
2010-06-01
Ndër ndjenjat që duhet pas myslimani kur falet është edhe ndjenja e madhështisë së Allahut të lartësuar. Kjo e shtyn atë që të jetë i vëmendshëm në namazin e tij sikurse të jetë ai namazi i tij i fundit dhe i jep namazit të tij kuptimin e vërtetë.
Si ta shijosh namazin - 4?(Shqip)
2010-06-01
Një ndër fshehtësitë e përuljes në namaz janë ndjenjat e posaçme që i ndien ndaj Allahut të lartësuar. E prej tyre më e rëndësishmja është ndjenja e turpit. Turpit nga begatitë e panumërta përballë falënderimit të pakët dhe turpit për mëkatet e bëra ndaj Tij. Kështu pra, ndjenja e turpit e bën namazin tonë të veçantë dhe me shije të veçantë.
Si ta shijosh namazin - 3?(Shqip)
2010-06-01
Dashuria ndaj Allahut të lartësuar është qetësim i zemrës dhe pushim i shpirtit përndryshe, zemra do të ndjejë vetmi dhe mërzi të vazhdueshme. Por, si ndikon dashuria ndaj Allahut në namazin tonë dhe si ta kultivojmë atë? Do ta gjeni përgjigjen në këtë ligjëratë.
Si ta shijosh namazin - 2?(Shqip)
2010-06-01
Përulja në namaz është esenca dhe shpirti i tij dhe arritja e saj nuk është diçka e pamundur. Vetëm se, përulja ka një fshehtësi që duhet patjetër ta arrijmë e që është të ndjesh se në namaz i flet Allahut të lartësuar dhe se ia drejton fjalët dhe veprat e tua Atij.
Si ta shijosh namazin - 1?(Shqip)
2010-06-01
Ky emision është hyrje e emisioneve të ciklit “Si ta shijosh namazin?” Hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shtjellimit të kësaj tematike duke sjellë edhe shembuj nga ata që kanë përfituar nga këto ligjërata dhe se si ato kanë shkaktuar ndryshim në namazin dhe jetën e tyre.
2010-03-30
Njeriu gjatë jetës së përditshme është i rrethuar me njerëz të ndryshëm. Me disa nga ata dallon në moshë sikurse fëmijët dhe të moshuarit, kurse me disa të tjerë dallimet shprehen në aftësi apo gjendjen shoqërore sikurse njerëzit me aftësi të kufizuara po edhe robërit. Ndoshta dallimi është edhe më i theksuar kur lidhet me besimin apo me idetë, sikurse që na ndodh të rrethohemi nga ata që nuk pajtohemi në mendime, kundërshtarë apo edhe jomuslimanë.
Si ti ndërtojmë raportet e tona me tërë këto shtresa të shoqërisë përmes virtyteve profetike dhe moraleve të larta me të cilat e ka veçuar Allahu të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Këtë do ta kuptojmë nga ky cikël ligjëratash tërheqëse të mbajtura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Si ti ndërtojmë raportet e tona me tërë këto shtresa të shoqërisë përmes virtyteve profetike dhe moraleve të larta me të cilat e ka veçuar Allahu të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Këtë do ta kuptojmë nga ky cikël ligjëratash tërheqëse të mbajtura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
2010-03-28
Allahu i lartësuar thotë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. "(Et-Tevbe: 128)” Nga këto virtyte të përmendura do të veçojmë dëshirën dhe angazhimin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për të mirën e përgjithshme dhe që dobia t’i përfshijë të gjithë.
2010-03-28
Jo të gjithë ata që na rrethojnë pajtohen me ne në çdo gjë, kështu është edhe në çështjen e besimit ku shumë njerëz nuk janë mysliman. Për këtë kemi nevojë të dimë si e jetësonte Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) misionin e tij që t’ua ofronte fjalën e Allahun të gjithëve? Si sillej ndaj tyre edhe atëherë, kur e shpërfillnin, refuzonin apo silleshin armiqësisht ndaj tij duke i shkaktuar mundime? Këto dhe të tjera gjëra interesante i gjeni në këtë ligjëratë tërheqëse.
2010-03-28
Në të vërtetë Allahu i lartësuar e ka përshkruar të dërguarin e Vet në Kuranin famëlartë si mëshirë për tërë krijesat. Por, në mënyrë të veçantë e ka përshkruar se ai është “Reufun Rahim” i butë, i ndjeshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon për mënyrën se si Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shprehte dhembjen, dashurinë dhe mëshirën ndaj umetit të tij – myslimanëve të cilët i besuan dhe e pasuan qoftë edhe me mangësi.
2010-03-28
Kjo ligjëratë është e rëndësishme duke pas parasysh që shtjellon një kategori të veçantë të njerëzve, mënyrën se si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sillej me ta. Nëpërmjet kësaj do ta kuptojmë edhe teorinë islame dhe udhëzimet në përgjithësi se si duhet të trajtohet kjo kategori e njerëzve në shoqëri. Fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.
2010-03-28
Të moshuarit janë kategori që përvoja e tyre sigurisht pasuron spektrin e shoqërisë por, ata fizikisht kanë nevojë për më tepër përkujdesje, respekt dhe dashuri. Si e bënte këtë në mënyrën më të mirë Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në mënyrën më të mirë praktikisht dhe si ka kërkuar prej neve në fjalët dhe udhëzimet e tija që edhe ne ta praktikojmë një gjë të tillë? Ta ndjekim ligjëratën.
2010-03-28
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar vazhdon të sjellë shembuj praktikë nga jeta e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilët flasin për angazhimin e tij në lirimin e robërve e sidomos atyre që posedonin veçori të rralla apo ishin shumë të shtypur.
2010-03-28
Liria është e drejta themelore e njeriut. Një ngjarje interesante shënoi fillimin e zmbrapsjes së skllavërisë që në çastet e para të lindjes së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) Si u zhvillua kjo ngjarje dhe si e pohoi Islami këtë drejtë themelore të njeriut do ta ndiqni përmes pjesës së parë të kësaj ligjërate.
2010-03-28
Është e lehtë të jesh i sjellshëm dhe i virtytshëm me ata që mendojnë sikurse ti, me ata të cilët të kuptojnë dhe i kupton megjithatë madhështia e një personaliteti vjen në shprehje kur ai person është i virtytshëm edhe me ata që e kundërshtojnë dhe nuk mendojnë sikurse ai. Shembuj të shumtë të virtyteve profetike e jetësojnë këtë porosi ku dhe hoxha i nderuar në këtë ligjëratë do t’i përmend disa prej tyre.
2010-03-28
Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon secilat ishin virtytet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur komunikonte me kategorinë shumë specifike të shoqërisë -fëmijët. Si i trajtonte ata dhe si sillej me ta.
Atje ku burojnë virtytet(Shqip)
2010-03-28
Nevoja jonë është shumë e madhe që të njoftohemi për së afërmi me virtytet e vërteta dhe të larta. Të hulumtojmë mu në vendin ku burojnë virtytet më të mira dhe më mahnitëse të cilat i ka dëshmuar historia e njerëzimit.
Në të vërtetë burim i virtyteve është i zgjedhuri i Allahut dhe bartësi i misionit përfundimtar Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ku jeta, veprimtaria dhe personaliteti i tij vazhdojnë të jenë inspirim për sjellje të mirë dhe ndershmëri për të gjitha gjeneratat.
Në materialin në vijim do të gjeni sqarimin e bukur dhe të hollësishëm të hoxhes së nderuar.
Në të vërtetë burim i virtyteve është i zgjedhuri i Allahut dhe bartësi i misionit përfundimtar Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ku jeta, veprimtaria dhe personaliteti i tij vazhdojnë të jenë inspirim për sjellje të mirë dhe ndershmëri për të gjitha gjeneratat.
Në materialin në vijim do të gjeni sqarimin e bukur dhe të hollësishëm të hoxhes së nderuar.
2010-03-16
Përshkrim prekës, nga hoxha i nderuar Mahmud El Misri, i vdekjes së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Momente vendimtare në jetën e Umetit, çaste kur ndahej i dashuri nga ata që e flijuan çdo gjë për të. Me të vërtetë përballë vdekjes së tij thjeshtësohet çdo fatkeqësi, sikurse që edhe është transmetuar në hadithin e vërtetë.
2010-03-16
Hytbe e mbajtur nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi ku flet rreth pozitës së lartë dhe nderimit të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Allahu i lartësuar ashtu që e ka ngritur lartë famën e tij. Ku dhe me të drejtë është njeriu më i përmendur në tërë rruzullin tokësor.
2010-03-16
Njeriu nuk ka mundësi ta njoh të vërtetën nga e kota, udhëzimin nga devijimi, të mirën nga e keqja vetëm se përmes rrugës së Pejgamberëve (alejhimus-salatu ves-selam). Ky varg i tyre u plotësua me Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) i cili ishte mëshirë për njerëzimin dhe mësuesi i rrugës së drejtë për të. E kjo është edhe porosia e kësaj hutbeje.