Shfaq videot ( 76 - 100 Nga: 180 )
Fillim i ri në muajin Shaban
2010-07-19
Ligjëratë tërheqëse ku hoxha i nderuar thërret për një fillim të ri në muaji Shaban, muaji ku veprat ekspozohen para Allahut dhe pas tij vjen muaji i shpërblimeve të mëdha – Ramazani. Andaj nevoja është që secili të merr vendim të menjëhershëm për të hapur një epokë të re, të cilën do ta fillonte me një pendim të sinqertë nga çdo mëkat e pakujdesi.
Jeta me Allahun
2010-07-06
Pjesë tërheqëse nga një ligjëratë e Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkitit, që thërret në meditim, vështrim dhe vlerësim real të jetës së kësaj bote dhe se si të arrihet mirësia e saj.
Veshja e gruas muslimane dhe sfidat bashkëkohore
2010-07-06
Pjesë nga ligjërata e hoxhës së nderuar, Halid Jasin, ku vë në pah se shamia është e drejtë e gruas muslimane me të cilën duhet të krenohet dhe të mos ndjejë aspak inferioritet si dhe këshilla të tjera rreth kësaj çështjeje.
Shoqëria në Islam
2010-06-29
Video material që përmban nxitjen për shoqëri të mirë dhe tërheqjen e vërejtjes nga shoqëria e keqe përmes fjalëve të cilat prekin ndërgjegjen e çdokujt.
Prezantimi i Peace TV në gjuhën shqipe
2010-06-29
Programi “E vërteta” i udhëhequr nga Shejh Rashid Ez Zehrani ka për qëllim t’i ofroj shikuesve arab realitetin e muslimanëve anekënd botës. Ai vizitoi edhe trojet shqiptare për tu njohur me realitetin dhe të arriturat e muslimanëve atje. Padyshim se Peace Tv – në shqip është ndër projektet më të rëndësishme dhe të arriturat e saj në rrafshin edukativ, arsimor dhe kulturor janë të pakontestueshme. Tashmë kur po e plotëson vitin e parë të saj është mirë të rikujtojmë fillet e saj të incizuara nga emisioni “E vërteta”.
O kërkues i së mirës, eja!
2010-06-29
Numërimi mbrapa ka filluar për sa i përket Ramazanit, andaj:
Si të përgatitemi për takim e tij?
Cili duhet të jetë qëllimi ynë në të?
Si të arrihen vlerat dhe begatitë e tij?
Ndalimi i shamisë në shkolla
2010-06-29
Në Kosovën e pasluftës askush nuk ka menduar se gjëra të cilat lidhen me të drejtat e njeriut do të ishin të diskutueshme. E prej tyre edhe shamia. Por, çka do të thotë shamia për gruan muslimane dhe sa janë cenimet e të drejtave të tilla tendencioze, ofenduese ndaj dinjitetit musliman të shumicës së popullatës, tregojnë edhe protagonistët e fushave të ndryshme të intervistuar në këtë emision.
Dashuria e Zotit ndaj robit të Tij
2010-06-29
Rast prekës i cili dëshmon për mëshirën e Allahut të pakufishme. Rast i cili duhet të prekë ndërgjegjen e çdo mëkatari dhe i cili tregon se dera e pendimit është e hapur.
Rinia e shëndoshë sjell ardhmëri të shëndoshë
2010-06-27
Kjo tribunë diskuton disa nga çështjet e rëndësishme të cilat lidhen me rininë dhe të ardhmen e saj. Pjesa e parë e kësaj tribune ka për qëllim të nxis rininë drejt dijes dhe sqaron rëndësinë e saj në Islam, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me aspektin e etikës dhe moralit. E krejt kjo me qëllim që të sigurohet një rini e shëndoshë e cila do të nënkuptonte një ardhmëri të shëndoshë me lejen e Allahut.
Koha e lirë në jetën e besimtarit
2010-06-27
Ligjëratë tërheqëse në të cilën hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shfrytëzimit të kohës sidomos të kohës së lirë. Mirëpo ka disa shkaqe që nëse njeriu i sjell ndërmend do të jetë shumë i kujdesshëm në shfrytëzimin e kohës së lirë, e kjo ligjëratë përmbledh disa nga këto shkaqe dhe sjell shembuj raktikë.
Islami është zgjedhje për njerëzimin
2010-06-27
Kjo është ligjërata e fundit në konferencën ndërkombëtare islamike me temën: A është Islami zgjedhja e saktë për njerëzimin? Dr. Zakir Naik së pari flet rreth vërtetësisë së Kuranit dhe gjithashtu demaskon metodat e kritikëve rreth tij. Pastaj flet për shumë botëkuptime të gabuara rreth Islamit dhe myslimanëve dhe ilustron fjalët e tij me shembuj praktikë si dhe në anën e kundërt flet për pikëpamjet e Islamit rreth shumë problemeve botërore dhe zgjidhjen e tyre nga këndvështrimi islam.
A lejohen ekskurzionet?
2010-06-27
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Enis Rama – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: “A lejohen eskurzionet?”
Si ta shijosh namazin?
2010-06-01
Namazi është shtylla e fesë dhe kushti i dytë i Islamit. Allahu e ka bërë atë lidhje mes Tij dhe robërve të Tij dhe dallim mes Islamit dhe Kufrit. Gjithashtu namazi e ndalon robin nga çdo e keqe dhe e shëmtuar dhe e fisnikëron atë dhe veprën e tij. Programi: Si ta shijosh namazin? ofron këshilla, udhëzime dhe zgjidhje praktike në mënyrën më tërheqëse, që ta shijojmë namazin në formën më të mirë të mundshme.
Si ta shijosh namazin - 10?
2010-06-01
“Nuk ka ndonjë njeri që e bën një mëkat e më pas ngrihet për t’u pastruar(merr abdes), pastaj falet dhe kërkon falje nga Allahu, e të mos ia ketë falur Allahu këtij personi.” Ky namaz i përmendur në këtë hadith është namazi i tevbes – pendimit. Një hallkë e zinxhirit të përgëzimeve për ata që i kthehen Allahut të lartësuar dhe pendohen për mëkatet e bëra. Për namazin e tevbes dhe rëndësinë e pendimit flet edhe kjo ligjëratë.
Si ta shijosh namazin - 9?
2010-06-01
Namazi i natës është namazi më i vlefshëm vullnetar. Me të stolisen robërit e sinqertë të Allahut të cilët janë të gatshëm ta lënë qetësinë e natës dhe rehatinë e shtratit për t’iu përgjigjur thirrjes së Krijuesit të tyre. Në këtë ligjëratë do të njiheni me diç prej asaj me të cilën i ka nderuar Allahu i lartësuar ata që e falin namazin e natës dhe lumturinë e qetësinë me të cilat i ka begatuar ata.
Si ta shijosh namazin - 8?
2010-06-01
Njerëzit në forma të ndryshme dhe përmes besëtytnive kërkojnë të dinë për përzgjedhjen e tyre se a është e drejtë apo jo. Ndërsa myslimanët për këtë e kanë namazin e istihares ku përmes tij kërkojnë nga Allahu i lartësuar t’i udhëzojë në atë që është më e mirë në çështjet e tyre jetësore. Kjo ligjëratë shtjellon vlerën e namazit të istihares dhe rëndësinë e saj si dhe një numër rregullash të cilat lidhen me të.
Si ta shijosh namazin - 7?
2010-06-01
Namazi i Sabahut është ndër namazet më të vlefshme. Përmes tij dallohen dyfytyrëshit nga të sinqertit, përmes tij njeriu arrin të jetë nën përkujdesjen e Allahut gjatë tërë ditës dhe përmes tij i arrin shpërblimet e shumta. Si ta shijojmë këtë namaz kaq të rëndësishëm dhe me vlerë? përgjigjen e gjeni në këtë ligjëratë
Si ta shijosh namazin - 6?
2010-06-01
Xhamitë janë shtëpitë e Allahut – vendet ku adhurohet Allahu i lartësuar, vendet më të dashura tek Ai. Që namazi i jonë të jetë i veçantë duhet patjetër që edhe ndjenja e jonë ndaj xhamive të ndryshojë. Duhet të kuptojmë vlerën, shenjtërinë dhe madhështinë e tyre ashtu që të lidhen zemrat e tona për to, e me këtë të arrijmë shpërblimet e shumëfishta dhe ta shijojmë namazin tonë.
Si ta shijosh namazin - 5?
2010-06-01
Ndër ndjenjat që duhet pas myslimani kur falet është edhe ndjenja e madhështisë së Allahut të lartësuar. Kjo e shtyn atë që të jetë i vëmendshëm në namazin e tij sikurse të jetë ai namazi i tij i fundit dhe i jep namazit të tij kuptimin e vërtetë.
Si ta shijosh namazin - 4?
2010-06-01
Një ndër fshehtësitë e përuljes në namaz janë ndjenjat e posaçme që i ndien ndaj Allahut të lartësuar. E prej tyre më e rëndësishmja është ndjenja e turpit. Turpit nga begatitë e panumërta përballë falënderimit të pakët dhe turpit për mëkatet e bëra ndaj Tij. Kështu pra, ndjenja e turpit e bën namazin tonë të veçantë dhe me shije të veçantë.
Si ta shijosh namazin - 3?
2010-06-01
Dashuria ndaj Allahut të lartësuar është qetësim i zemrës dhe pushim i shpirtit përndryshe, zemra do të ndjejë vetmi dhe mërzi të vazhdueshme. Por, si ndikon dashuria ndaj Allahut në namazin tonë dhe si ta kultivojmë atë? Do ta gjeni përgjigjen në këtë ligjëratë.
Si ta shijosh namazin - 2?
2010-06-01
Përulja në namaz është esenca dhe shpirti i tij dhe arritja e saj nuk është diçka e pamundur. Vetëm se, përulja ka një fshehtësi që duhet patjetër ta arrijmë e që është të ndjesh se në namaz i flet Allahut të lartësuar dhe se ia drejton fjalët dhe veprat e tua Atij.
Si ta shijosh namazin - 1?
2010-06-01
Ky emision është hyrje e emisioneve të ciklit “Si ta shijosh namazin?” Hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shtjellimit të kësaj tematike duke sjellë edhe shembuj nga ata që kanë përfituar nga këto ligjërata dhe se si ato kanë shkaktuar ndryshim në namazin dhe jetën e tyre.
Sjellja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) me të tjerët
2010-03-30
Njeriu gjatë jetës së përditshme është i rrethuar me njerëz të ndryshëm. Me disa nga ata dallon në moshë sikurse fëmijët dhe të moshuarit, kurse me disa të tjerë dallimet shprehen në aftësi apo gjendjen shoqërore sikurse njerëzit me aftësi të kufizuara po edhe robërit. Ndoshta dallimi është edhe më i theksuar kur lidhet me besimin apo me idetë, sikurse që na ndodh të rrethohemi nga ata që nuk pajtohemi në mendime, kundërshtarë apo edhe jomuslimanë.
Si ti ndërtojmë raportet e tona me tërë këto shtresa të shoqërisë përmes virtyteve profetike dhe moraleve të larta me të cilat e ka veçuar Allahu të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Këtë do ta kuptojmë nga ky cikël ligjëratash tërheqëse të mbajtura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Ai që shumë ua donë të mirën!
2010-03-28
Allahu i lartësuar thotë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. "(Et-Tevbe: 128)” Nga këto virtyte të përmendura do të veçojmë dëshirën dhe angazhimin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për të mirën e përgjithshme dhe që dobia t’i përfshijë të gjithë.
Go to the Top