Shfaq videot ( 26 - 50 Nga: 180 )
2011-09-13
Islamofobia dhe sjellja e muslimanit me jomuslimanet.
2011-07-21
Ky emision flet rreth rëndësisë së muajit Shaban dhe vlerave të cilat i përmban. Hoxha i nderuar flet për muajt e shenjtë dhe karakteristikat e tyre, për agjërimin në këtë muaj dhe veçimin e ditës së pesëmbëdhjetë të tij me adhurim dhe parapërgatitjen që duhet ta bëjë muslimani në këtë muaj për muajin e bekuar të Ramazanit.
2011-07-21
Video klip i shkurtër rreth rëndësisë së dhënies së Zekatit.
2011-05-15
Në këtë kohë të sprovave, ku është përzier e mira me të keqen, është shumë me rëndësi përkujtimi se rrjetet shoqërore në internet si Facebook dhe të tjera, megjithë dobitë, përmbajnë shumë anë negative si: diskutimet me gjininë femërore apo diskutimet për tema të rëndësishme nga ata që s’janë kompetent, e kjo bëhet edhe më e rëndë kur këto ndalesa veprohen në emër të fesë apo në emër të thirrjes në rrugë të Allahut të lartësuar.
2011-05-15
Video klip prekës i një garuesi në garën e kanalit satelitor El Fexhr – Gara për hafizin më të mirë. Ky talent i rrallë la gojë hapur jurinë dhe të pranishmit duke dëshmuar para të gjithëve se vështirësia në të shprehur dhe komunikuar nuk është pengesë për ta mësuar fjalën e Allahut. Asnjë nga të pranishmit, e as regjisori dhe kameramanët. nuk mund të ndalnin lotët e tyre.
2011-05-15
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka lënë gjurmët e tij të rëndësishme pothuajse në çdo ngjarje islame me besimin e tij të sinqertë, urtësinë, trimërinë dhe bujarinë e tij. Kjo ligjëratë flet rreth jetës, vlerave dhe pozitës së Ebu Bekrit te Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe te i gjithë umeti.
2011-04-24
Kjo ligjëratë është pjesë e ligjëratave të cilat trajtojnë përditshmërinë e Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) me shokët e tij me qëllim që të ndalemi në mësimet dhe urtësitë dhe të përfitojmë në përditshmërinë tonë. Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar, komenton rastin e urisë së madhe të Ebu Hurejres dhe mënyrës se si e ka trajtuar atë Pejgamberi (alejhis salatu ues selam).
2011-04-24
Islami është feja e vetme e vërtetë dhe e pranuar te Zoti dhe ajo ka qenë feja e të gjithë Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam). Për këtë, muslimani duhet të jetë shembull në praktikimin e tij të Islamit në mënyrë që të përcillet denjësisht mesazhi i Islamit te mosbesimtarët. Për ta sqaruar këtë, hoxha i nderuar, e ka ilustruar ligjëratën e tij me shembuj të shumtë.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Tema e ringjalljes ka rëndësi vendimtare në besimin e muslimanit, pa e besuar atë njeriu nuk konsiderohet musliman. Për këtë, hoxha i nderuar, flet në këtë ligjëratë rreth metodologjisë Kuranore në prezantimin dhe argumentimin e mundësisë e ringjalljes duke përmendur disa aspekte të rëndësishme dhe interesante.
Pse e ke pranuar Islamin?(Shqip)
2011-04-10
Shejh Jusuf Estesi, ish pastori i dikurshëm, rrëfen shkurtimisht por, në mënyrë shumë tërheqëse për kalimin e tij në Islam dhe prek thellë ndërgjegjen e çdo krishteri.
2011-04-10
Në muajin e lindjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duhet të rikujtojmë gjendjen e cila mbretëronte para dërgimit të tij, misionin e tij dhe obligimet tona përballë tij. Gjithashtu, qëndrimin tonë ndaj akuzave të të tjerëve dhe reagimin më të mirë ndaj këtyre akuzave dhe për fund metodën e drejtë për të shënuar datën e lindjes së tij. Për të gjitha këto flet hoxha i nderuar, Enis Rama.
Kujdesi ndaj prindërve(Shqip)
2011-04-10
Fjalë domethënëse nga Shejh Muhamed Shenkiti, përmes të cilave drejton një këshillë prekëse ndaj burrit dhe gruas për rëndësinë e mirësjelljes ndaj prindërve dhe e përfundon atë me një lutje për prindërit, në të cilën nuk mund t’i përmban lotët e tij.
2011-04-10
Besimi në botën tjetër është shtylla e pestë e besimit dhe nuk konsiderohet askush musliman nëse nuk e beson atë. Shumë njerëz janë skeptikë në ekzistimin e saj, skepticizëm që mban erë ateizmi dhe komunizmi. Kjo ligjëratë rrënon çdo mëdyshje rreth ekzistimit të saj dhe sqaron mënyrën se si duhet përjetuar këtë besim dhe si të përgatitemi në këtë botë për botën tjetër.
Bindja ndaj Allahut(Shqip)
2011-04-10
Pjesë tërheqëse e ligjëratës së Shejh Muhamed Shenkitit rreth rëndësisë së bindjes ndaj Allahut në jetën e besimtarit. Bindjes në faljen e Allahut e cila e shtyn atë të pendohet dhe kthehet te Zoti i tij dhe bindjes në shpërblimin e Allahut, e cila ia lehtëson çdo fatkeqësi dhe e qetëson zemrën e tij.
Refleksione Kuranore(Shqip)
2011-01-22
Refleksione Kuranore: është një seri programesh të përgatitura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu, për Peace Tv në shqip, e të cilat shtjellojnë tematika të ndryshme rreth Kuranit Fisnik. Këtu kemi përzgjedhur disa nga temat më të rëndësishme të shtjelluara në këtë seri, me shpresë se njohja e tyre do ta reflektoj dritën Kuranore në veprën dhe jetën tonë.
2011-01-22
Në këtë emision hoxha i nderuar flet rreth vlerës së leximit të Kuranit, sqaron definicionin dhe llojet e texhvidit dhe për fund përmend disa çështje që ndërlidhen me leximin e Kuranit si: mënyra më e mirë leximit të Kuranit dhe për minimumin dhe maksimumin e kohës së preferuar për të bërë hatme.
Mrekullia Kuranore - 2(Shqip)
2011-01-22
Në këtë emision, hoxha i nderuar, fokusohet më tepër rreth mrekullisë gjuhësore të Kuranit duke iu dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve rreth kësaj çështjeje dhe duke sqaruar se Kurani është mrekulli në shprehjet, stilin dhe renditjen e tij.
Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.
Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.