Shfaq videot ( 51 - 75 Nga: 193 )
2011-04-24
Islami është feja e vetme e vërtetë dhe e pranuar te Zoti dhe ajo ka qenë feja e të gjithë Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam). Për këtë, muslimani duhet të jetë shembull në praktikimin e tij të Islamit në mënyrë që të përcillet denjësisht mesazhi i Islamit te mosbesimtarët. Për ta sqaruar këtë, hoxha i nderuar, e ka ilustruar ligjëratën e tij me shembuj të shumtë.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
2011-04-10
Tema e ringjalljes ka rëndësi vendimtare në besimin e muslimanit, pa e besuar atë njeriu nuk konsiderohet musliman. Për këtë, hoxha i nderuar, flet në këtë ligjëratë rreth metodologjisë Kuranore në prezantimin dhe argumentimin e mundësisë e ringjalljes duke përmendur disa aspekte të rëndësishme dhe interesante.
2011-04-10
Shejh Jusuf Estesi, ish pastori i dikurshëm, rrëfen shkurtimisht por, në mënyrë shumë tërheqëse për kalimin e tij në Islam dhe prek thellë ndërgjegjen e çdo krishteri.
2011-04-10
Në muajin e lindjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duhet të rikujtojmë gjendjen e cila mbretëronte para dërgimit të tij, misionin e tij dhe obligimet tona përballë tij. Gjithashtu, qëndrimin tonë ndaj akuzave të të tjerëve dhe reagimin më të mirë ndaj këtyre akuzave dhe për fund metodën e drejtë për të shënuar datën e lindjes së tij. Për të gjitha këto flet hoxha i nderuar, Enis Rama.
2011-04-10
Fjalë domethënëse nga Shejh Muhamed Shenkiti, përmes të cilave drejton një këshillë prekëse ndaj burrit dhe gruas për rëndësinë e mirësjelljes ndaj prindërve dhe e përfundon atë me një lutje për prindërit, në të cilën nuk mund t’i përmban lotët e tij.
2011-04-10
Besimi në botën tjetër është shtylla e pestë e besimit dhe nuk konsiderohet askush musliman nëse nuk e beson atë. Shumë njerëz janë skeptikë në ekzistimin e saj, skepticizëm që mban erë ateizmi dhe komunizmi. Kjo ligjëratë rrënon çdo mëdyshje rreth ekzistimit të saj dhe sqaron mënyrën se si duhet përjetuar këtë besim dhe si të përgatitemi në këtë botë për botën tjetër.
2011-04-10
Pjesë tërheqëse e ligjëratës së Shejh Muhamed Shenkitit rreth rëndësisë së bindjes ndaj Allahut në jetën e besimtarit. Bindjes në faljen e Allahut e cila e shtyn atë të pendohet dhe kthehet te Zoti i tij dhe bindjes në shpërblimin e Allahut, e cila ia lehtëson çdo fatkeqësi dhe e qetëson zemrën e tij.
2011-01-22
Refleksione Kuranore: është një seri programesh të përgatitura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu, për Peace Tv në shqip, e të cilat shtjellojnë tematika të ndryshme rreth Kuranit Fisnik. Këtu kemi përzgjedhur disa nga temat më të rëndësishme të shtjelluara në këtë seri, me shpresë se njohja e tyre do ta reflektoj dritën Kuranore në veprën dhe jetën tonë.
2011-01-22
Në këtë emision hoxha i nderuar flet rreth vlerës së leximit të Kuranit, sqaron definicionin dhe llojet e texhvidit dhe për fund përmend disa çështje që ndërlidhen me leximin e Kuranit si: mënyra më e mirë leximit të Kuranit dhe për minimumin dhe maksimumin e kohës së preferuar për të bërë hatme.




2011-01-22
Në këtë emision, hoxha i nderuar, fokusohet më tepër rreth mrekullisë gjuhësore të Kuranit duke iu dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve rreth kësaj çështjeje dhe duke sqaruar se Kurani është mrekulli në shprehjet, stilin dhe renditjen e tij.
Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.
2011-01-22
Ky emision ka të bëjë me një trajtim më të veçantë rreth mrekullisë Kuranore. Në të sqarohet nderimi i njerëzve përmes shpalljes dhe natyra e përbashkët mrekullisë dërguar të gjithë Pejgamberëve (alejhimus salatu ues selam) por, me theks të veçantë në tri aspektet e mrekullisë së Kuranit:
- Vërtetimi i pohimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se ai është i Dërguar i Allahut.
- Ruajtja e tij nga gabimet dhe lëshimet.
- Sfida me të cilën janë provokuar njerëzit kaq hapur dhe në të gjitha kohët, e sidomos arabët në periudhën e shpalljes së tij.
Dhe emisioni përfundon me përgjigjen në disa keqkuptime rreth mrekullisë Kuranore.
2011-01-22
Njerëzimi ka nevojë për një tërësi mësimesh për ta mësuar besimin dhe rregullat tjera që përbëjnë anën praktike të atij besimi si: aspekti i ibadetit, raporteve njerëzore apo edhe i etikës. E tërësi e të gjitha këtyre rregullave për të cilat njerëzimi ka nevojë, padyshim, është Kurani famëlartë. Kësisoj, përveç qenies së tij mrekulli, objektivi kryesor i zbritjes së Kuranit është përudhja e njerëzve në rrugën e Allahut të lartësuar.
2011-01-22
Ky emision shtjellon disa nga karakteristikat kryesore ku përmes tyre Kurani jo vetëm që dallohet nga librat dhe fjalët e rëndomta por, edhe nga shpalljet e mëhershme. E ato janë: Zbritja e tij gradualisht, ruajtja e tij nga deformimi dhe humbja, lidhja e tij me gjuhën arabe, qenia e tij garanci mbi librat e mëhershëm dhe vazhdimësi e tyre, është libri i fundit i shpallur dhe thirrja e tij është gjithëpërfshirëse.
2011-01-22
Në këtë emision hoxha i nderuar flet rreth përkufizimit të Kuranit dhe disa njohurive themelore rreth tij. Ai e sqaron përkufizimin e Kuranit, dallimin mes Kuranit dhe hadithit Kudsi si dhe e përfundon emisionin me sqarimin e emrave të shumtë të Kuranit dhe domethënieve të tyre.
2010-11-14
Në këtë video hoxha i nderuar, AbdulKadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) komenton suren “El Asr”, një ndër kaptinat më të shkurtra të Kuranit por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.
2010-11-14
Në këtë video hoxha i nderuar komenton suren “El Asr” një ndër kaptinat më të shkurtra në Kuran por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.
2010-11-14
Në këtë video hoxha i nderuar komenton suren “El Asr” një ndër kaptinat më të shkurtra në Kuran por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.
2010-11-14
Në këtë video hoxha i nderuar, AbdulKadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë), komenton hadithin e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Islami është i ndarë në tetë pjesë ...”
2010-11-08
Në këtë video, Shejh Muhamed Salih El Munexhid, flet rreth disa gabimeve që e prishin namazin.
2010-11-08
Ndër adhurimet e ndryshme që janë obligim për muslimanin është edhe Haxhi. Në këtë emision të shkoqitur nga seria “Në kërkim të adhurimit” hoxha i nderuar Enis Rama ofron një prezantim të përgjithshëm dhe sqaron rëndësinë dhe mënyrën se si duhet kuptuar Haxhin, duke ia shtuar edhe qëllimet që kërkohen të realizohen përmes tij.
2010-09-11
Duaja ka pozitë të posaçme në Islam. Njeriu përmes këtij adhurimi të veçantë e shpreh nevojën dhe afërsinë ndaj Allahut të lartësuar. Ky emision flet rreth rëndësisë së duasë dhe kushteve që duhet të përmbushen për ta arritur përgjigjen dhe sqaron rastet kur preferohet duaja për agjëruesit.
2010-09-11
Ramazani po i numëron ditët e tij të fundit. Përmes këtij emisioni hoxhallarët e nderuar iu drejtohen atyre që agjëruan me mesazhin që përmban porosi, përkujtim dhe meditim rreth muajit Ramazan që tashmë po përfundon si dhe mesazhin drejtuar atyre që nuk agjëruan duke i përkujtuar me të mirat e agjërimit dhe rëndësinë e njohjes së Krijuesit.
Go to the Top