Shfaq videot ( 126 - 150 Nga: 193 )
2010-03-16
Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është burim i veprës dhe jetësimit të Islamit në jetën e çdo myslimani. Prandaj, është shumë me rëndësi ta kuptojmë drejt dhe ta realizojmë atë në jetën tonë. Kjo është porosia e hoxhës së nderuar, i cili e përfundon ligjëratën e tij me disa shembuj praktikë.
2010-03-16
Përshkrim i shkurtër por, tërheqës i atributeve njerëzore dhe virtyteve morale të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Shejh Nebil El Ivedi. Ndoshta mund të emërtohet edhe me titullin: Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sikurse të ishit duke e parë.
2010-01-18
Njohja e të drejtave të Allahut është garanci për çdo të drejtë tjetër të respektohet dhe të ruhet në mënyrën më të mirë prandaj:
- Cilat janë obligimet e tona ndaj Zotit?
- Cila është rruga për njohjen e këtyre të drejtave?
- Sa është rreziku nëse këto të drejta shpërfillen?
Këtyre dhe pyetjeve të tjera iu përgjigjet hoxhë Enis Rama në këtë ligjëratë.
2010-01-18
Një pyetje është e përbashkët mes tërë njerëzve pa dallim shtrese, niveli inteligjence apo pozite të tij dhe kjo i mundon të gjithë por, manifestohet në mënyra të ndryshme:
- Pse jemi krijuar?
Në këtë dhe pyetje të ngjashme me të do ta gjeni përgjigjen në ligjëratën e hoxhës së nderuar Enis Rama.
2010-01-18
Njohja e obligimeve ndaj Allahut rezulton me raporte të mira me Krijuesin por, që këto raporte ta marrin kuptimin e vërtetë duhet përgjigje për disa pyetje:
- Çka na lidh ne me Zotin?
- Çfarë i karakterizon raportet e tona me Zotin e lartësuar.
- Mbi çka ndërtohen këto raporte.
- Si i manifestojnë njerëzit këto raporte me Zotin e tyre.
E përgjigjen e gjeni në këtë ligjëratë të mbajtur nga hoxha i nderuar Enis Rama.
2010-01-18
Adhurimi shfaqet në mënyra të ndryshme dhe është i llojllojshëm. Një vështrim i shkurtër fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij vërejmë se adhurimi është shumë lloje dhe se ne kemi mundësi ta adhurojmë Allahun me qenien tonë të brendshme dhe të jashtme. E njohja me këtë llojllojshmëri e bën adhurimin e freskët dhe sjell llojllojshmëri të shpërblimeve. Sqarimin e tërë kësaj e gjeni në këtë ligjëratë interesante të hoxhës së nderuar Enis Rama.
2010-01-18
Rrugëtimi në kërkim të adhurimit kërkon një konfirmim dhe marrëveshje e cila pasqyrohet në një fjalë të shkurtë e të njohur për të gjithë por, shumë domethënëse. Dhe vetëm me kuptimin e porosive të saj e kuptojmë se sa i rëndësishëm është konfirmimi për të rrugëtuar tutje në kërkim të adhurimit. E kjo është fjala e Shehadetit, për të cilën e ka veçuar hoxha i nderuar, Enis Rama, ligjëratën e tij.
2010-01-18
Adhurimi ndaj Allahut të lartësuar është esenca e ekzistimit tonë në këtë botë, prandaj si ta kuptojmë adhurimin tonë ndaj Allahut dhe të largojmë keqkuptimet që lidhen me të te shumë njerëz. E kjo është tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar Enis Rama.
2010-01-02
Kjo hytbe e mbajtur nga hoxha i nderuar përmban thirrje për ta kuptuar drejt festën e vitit të ri dhe rrënjët e saj fetare jo islame si dhe thirrje për pendim të sinqertë nga festimi i saj dhe të këqijat që e përcjellin këtë festë.
2010-01-01
Përjetimi i mbikëqyrjes së Allahut ndaj krijesave është një ndër adhurimet më të rëndësishme të zemrës, e cila e bën muslimanin ta jetoj jetën e tij sipas asaj që e dëshiron Allahu prej tij.
Rëndësia e veçantë e këtij adhurimi është kur muslimani e përjeton këtë mbikëqyrje me fillimin e çdo viti të ri dhe llogaritë veten e tij për vitin e kaluar.
2010-01-01
Hixhreti është një ndër stacionet më të rëndësishme të jetës së Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Pas një mundi që e përjetoi në Mekë dhe kalitje në çështjet themelore të besimit u shfaq një dritë për Islamin, një kthesë historike në përhapjen dhe forcimin e Islamit, një ndryshim i cili njëherë e përgjithmonë ndërroi peshojat e forcave mes të vërtetës dhe të kotës.
Prandaj çdo mysliman duhet me kujdes të ndalet tek mësimet e kësaj ngjarjeje historike, e kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Dr. Shefqt Krasniqi.
2010-01-01
Festat kane domethëniet e veta dhe shënojnë një pjesë të rëndësishme të kulturës, simboleve dhe besimit të popujve. Mu për këtë hoxha i nderuar Ferid Selimi sqaron në këtë hutbe identitetin dhe krenarinë që duhet ta ketë çdo mysliman dhe të mos bëhet injoranca apo dobësia në fe shkak që të jepet pas festave që në vete përmbajnë shumë botëkuptime në kundërshtim me mësimet dhe udhëzimet islame.
2009-12-15
Kjo është një hutbe e mbajtur nga Dr. Shefqet Krasniqi në të cilën flet për vlerën e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, si dhe për shpërblimin e madh për atë që i shton veprat e mira në këto ditë.
2009-12-15
Kjo është një hutbe e mbajtur nga Dr. Shefqet Krasniqi në të cilën flet për vlerën e Haxhit dhe shpërblimin e madh për atë që e kryen atë si dhe për vlerën e prerjes së Kurbanit dhe synimeve të larta të cilat arrihen përmes therjes së tij.
2009-12-15
Shirku është mëkati më i madh me të cilin është bërë mëkat ndaj Allahut dhe nuk ka krim më të madh se sa adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Shirku është mëkati i vetëm që nëse njeriu nuk pendohet gjatë jetës së tij vdes si jobesimtar dhe nuk i falet në botën tjetër. Përkundër kësaj shirku është prezent në jetën tonë dhe ka forma të ndryshme në të cilat shfaqet. Për këtë në këtë film dokumentar, nga një grup hoxhallarësh të ndershëm, sqarohet rreziku i shirkut, dëmi i tij dhe se ai e kundërshton besimin islam në esencë.
2009-12-13
Shfaqja e Dhikrit (lutjes) të mëngjesit në video, lexuar nga një zë shumë i bukur dhe i përkthyer në gjuhën shqipe.
2009-12-13
Shfaqja e Dhikrit (lutjes) të mbrëmjes në video, lexuar nga një zë shumë i bukur dhe i përkthyer në gjuhën shqipe.
2009-10-10
Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.
2009-10-10
Dhuntitë e Allahut ndaj njeriut janë të shumta por, më e rëndësishmja është që dhuntia e njohjes së Allahut dhe pasimit të Fjalëve të Tij, për këtë falënderimi pas muajit të bekuar të Ramazanit dhe suksesi për adhurim në të është ajo në të cilën thirren të gjithë agjëruesit. E rëndësia e falënderimit dhe të stolisurit me të është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar.
2009-10-10
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
2009-10-10
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
2009-10-10
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
2009-09-01
Familja dhe raportet familjare janë ndër gjërat esenciale për te cilat është kujdesur Islami dhe citatet e tij për këtë janë të shumta. Ramazani si muaj i ndryshimit drejt të mirës është edhe një shanse më shume për përmirësimin e këtyre raporteve. E kjo është edhe esenca e ligjëratës tërheqëse të hoxhës së nderuar Muselem Mazllumi.
2009-09-01
Agjërimi është shtylla e katërt e Islamit. Dhe si çdo adhurim tjetër në Islam edhe agjërimi i ka urtësitë dhe rregullat e veta. Përmes kësaj ligjërate e cila është fillimi i një serie ligjëratash rreth rregullave të agjërimit ju mund të njiheni me këto rregulla dhe ti kuptoni ato sa më mirë. Ligjërata mbahet nga hoxha i nderuar Enes Goga.
2009-08-31
Myslimani e pret muajin e Ramazanit me mall dhe me padurim. Gjatë gjithë kohës ia zënë mendjen begatitë e mëdha në të. E si ti kuptojmë sa më mirë këto begati dhe adhurime dhe si t’i përjetojmë më mirë na flet hoxha edukator Muhamed Husejn Jakub në kursin e tij përgatitor për Ramazanin.
Go to the Top