حول الموقع

ذيل الصفحات البطاقة التعريفية
العنوان: حول الموقع
اللغة: ألباني
تأريخ الإضافة: 2011-06-25
الرابط المختصر: http://IslamHouse.com/354741
- هذه البطاقة مترجمة باللغات التالية: ألباني
نبذة موسعة

Të dhënat kryesore

 

Themelimi

1422-02-01 || 2001-04-24

Vendndodhja

Zyra e Bashkëpunimit për Dave, Udhëzim dhe Vetëdijesim të Komuniteteve në komunën e Rebves, në kryeqytetin e Rijadit - Mbretëria e Arabisë Saudite., Riyadh, Saudi Arabia P.O. 29465, Riyadh: 11457

Rreth

Grupi i uebfaqeve IslamHouse – Njihe fenë Islame në më shumë se 80 gjuhë.

Mbi kompaninë

Grupi i uebfaqeve “IslamHouse” konsiderohet si një ndër aktivitetet e Zyrës bashkëpunuese për Dave, Udhëzim dhe Vetëdijesim të Komuniteteve në komunën e Rebves, në Rijad – kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Zyra është organizatë bamirëse dhe kulturore e cila mbështetet në punën vullnetare dhe donacionet e bamirësve. Kjo zyrë është themeluar pas këshillës së Shejh AbdulAziz b. Abdil-lah b. Baz, ish muftiut të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Allahu e mëshiroftë) dhe atë me datën 28.08.1414 h.

Zyra punon nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Çështjeve Islame, Vakëfit, Udhëzimit dhe Daves.

Të dhënat e përgjithshme

Objektivi kryesor:

Grupi i ueb faqeve ‘IslamHouse’ synon ta prezantoj Islamin dhe mirësitë e tij për jomyslimanët përmes dhjetëra gjuhëve, t’i përmirësoj paragjykimet e gabuara për Islamin dhe t’i sqaroj dyshimet rreth tij, t’iu sqaroj myslimanëve atë që duhet të dinë rreth besimit dhe adhurimit të tyre në pajtim me metodologjinë e Ehlu Sunetit dhe Xhematit dhe kuptimit të paraardhësve të devotshëm, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

Metodologjia e realizimit të këtyre synimeve:

[1] Përzgjedhja dhe përgatitja e materialeve me përmbajtje të përshtatshme shkencore në gjuhë të ndryshme.

[2] Planifikimi, themelimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i uebfaqeve në dhjetëra gjuhë, të cilat bashkërisht janë emërtuar: IslamHouse.com

[3] Inkurajimi i shkrimeve autoriale, përkthimit islam nga gjuha arabe në gjuhë të tjera dhe përfshirja e tyre në grupin e uebfaqeve IslamHouse.com, duke kontaktuar me të interesuarit në këtë lëmi.

Ambiciet:

[1] Shfrytëzimi më i mirë i mundshëm i rrjetit të internetit në thirrjen e të tjerëve në Islam dhe kumtimin e mesazhit të Islamit te të gjithë njerëzit përmes gjuhëve të tyre.

[2] Prezantimi i imazhit të pastër të Islamit dhe përmirësimi i imazhit të deformuar, e të cilin e kanë sajuar armiqtë e Islamit.

[3] Zgjerimi i rrethit të veprimit të Zyrave për Vetëdijesimin e Komuniteteve në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku në vend që të përkufizohet në disa individë apo grupe që jetojnë në krahina të ndryshme brenda Arabisë Saudite, të orientohet drejt njerëzve nga të katër anët e botës

[4] Unifikimi i përpjekjeve të zyrave për komunitete në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe koordinimi me institucionet e tjera që merren me dave – thirrje islame, në fushat si: Përkthimi, recensimi shkencor, gjuhësor dhe fetar, vlerësimi i trashëgimisë së mëhershme në gjuhët e ndryshme, për t’iu shmangur përsëritjes dhe për ti zbuluar mangësitë që më pastaj edhe të korrigjohen ato.

[5] Rivlerësimi dhe rekomandimi i publikimeve shkencore dhe atyre të daves qofshin të shkruara, audio apo vizuale për institucionet shkencore dhe të daves si dhe njohja e publikimeve të përshtatshme me qëllim të promovimit, publikimit dhe ruajtjen e tyre, përmes rrjetit të internetit dhe mjeteve tjera, për brezat e ardhshëm– me lejen e Allahut.

[6] Shpresojmë që IslamHouse.com të jetë referencë për secilin që dëshiron t’i njoftoj të tjerët me Islamin, pa marrë parasysh dallimet në gjuhë duke ofruar të dhëna ndihmëse në arabisht për t’u njohur shkurtimisht me përmbajtjen e materialeve të publikuara në gjuhë të ndryshme dhe për t’i përhapur përmes tyre.

Shpërblimet

Grupi i uebfaqeve IslamHouse mori katër çmime gjatë gjithë karrierës së tij, konkretisht:

[1] [2] Ka marrë vendin e parë dy herë rresht në shpërblimin ‘’Excellence Award Digital” nga Ministria e Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Arabinë Saudite, për vitet 2006-2007, në sektorin e kulturës elektronike.

[3] Ka arritur shpërblimin e ‘Edh Dhikr El Hass’ në vitin 2007, në Degën e Kulturës Elektronike në nivel të shteteve arabe dhe Lindjes së Mesme, që ndahet nga Samiti Botëror i Shpërblimeve – WSA, i cili ka filluar si pjesë e Samitit të OKB – së për Shoqërinë Elektronike.

[4] Ka fituar çmimin e Sharikas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për punën vullnetare në vitin 2010, në fushën e Sheriatit dhe Fesë Islame.

Go to the Top